Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi i ftuar në studion e lajmeve në TRV Ora komentoi djegien e mandateve të opozitës dhe daljen e saj në rrugë, prej më shumë se një muaji.

Topi tha se djegia e mandateve është një veprim ekstrem i opozitës, por se ishte veprim i detyruar.

Topi: Duke pasur një inerci nga detyra që kam kryer më duket një veprim ekstrem i opozitës për të dorëzuar mandatet. Në një farë mënyre edhe kanë qenë të detyruar për të marrë këtë vendim ekstrem. Sepse kjo sot është një politikë që patjetër duhet ta mbyllë ciklin e vet. Nuk është një politikë perëndimore. Rama nuk ka prishur marrëdhëniet vetëm me opozitën parlamentare, por ka prishur marrëdhëniet në shumë drejtime dhe duket që ende nuk e ka ndalur turravrapin e tij.

/Ora News.tv/