Një biznesmen turk është vrarë nga djali i tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Yenisehir, ku biznesmeni Mahmut Alaca u qëllua me armë zjarri nga djali i tij Erhan Alaca, sapo doli nga banesa.

Autori i krimit erdhi në vendin e ngjarjes me një taksi. Teksa qëlloi për vdekje babain, djali u arratis nga vendi i ngjarjes.

Trupi i viktimës u dërgua pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Adana për autopsi, siç shkruar gazeta turke "Hyrriet".

I dyshuari u kap me armën që kreu vrasjen disa orë më vonë.  Erhan Alaca u arrestua në gjykatë pas marrjes në pyetje.

Nuk dihen motivet e vrasjes.

/Ora News.tv/