Një nënë lejoi djalin 2-vjeçar që të vishej me fustan në dasmën e saj, pasi refuzoi të vishte një kostum.

Joanna Minuzzo, 39 vjeçe u martua me partnerin e saj Najee, 31 vjeç në maj të këtij viti. Të dy janë me origjinë nga Skocia dhe jetojnë në Cairns, Australi.

Gjatë ditës së saj të madhe, nëna e tre fëmijëve i propozoi djalit tre veshje. Ndër to ishte dhe një fustan, të cilin e kishte marrë nga veshjet e vajzës. Kështu, djali shkoi në dasmë me një fustan blu.

Ka patur edhe raste të tjera kur i ka kërkuar të veshë fustanet e motrës. Në fillim, Joanne i thoshte jo, por më pas vendosi që djali i saj të rritet i lirë dhe të bëjë çfarë dëshiron.

/Ora News.tv/