Djali 2 vjeç ngec në tenxhere me presion

Djali 2 vjeç ngec në tenxhere me presion

Muhammad, fëmija i vogël i familjes Turan në Turqi filloi të luante në kuzhinë kur prindërit ishin në gjumë. Këmbët e tij të vogla ngecën në një tenxhere me presion dhe vogëlushi filloi të qante me të madhe.

Prindërit e tij telefonuan emergjencën pasi nuk arrinin ta nxirrnin. Për fatin e mirë, grupi i zjarrfikësve ia doli që të shpëtonte 2-vjeçarin duke përdorur pajisjet prerëse.

Gjithcka përfundoi brenda 1 ore e gjysmë dhe në vend arriti ambulanca që të kujdesej për problemet e tij shëndetësore.

Babai i djalit, Gökhan Turan shpjegoi situatën për mediat turke duke thënë: "Si mund të futet fëmija brenda nëj pajisje gatimi? Unë me partneren time u përpoqëm ta nxirrmin, por nuk ia dolëm. Nuk donim ta lëndonim prandaj telefonuam grupin e zjarrfikësve dhe ambulancën. Kur erdhën, më thanë se gjithcka do zgjidhet. U qetësova por kisha panik se djali qante dhe kishte frikë. Nuk ndodhi asnjë dëmtim pasi zjarrfikësit u kujdesën shumë mirë për të."

EMISIONET