Dy të rinj 23 dhe 17 vjeç të cilët po udhëtonin me motor janë aksidentuar duke mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Divjakë dhe sipas informacioneve të para të plagosurit janë L.M 23 vjeç dhe R. M 17 vjeç.

Siç informon policia paraprakisht dy personat fillimisht kanë goditur një makinë "Fiat", me targa AA 729 MN, më pas dy të dëmtuarit janë rrëshkitur në rrugë dhe janë përplasur nga një makinë volksëagen me targa AA 120 MT.

Dy të plagosurit ishin pa skafandra në momentin kur u aksidentuan. Ata u dërguan fillimisht në Spitalin e Lushnjes, ku njëri prej tyre në gjendje më të rëndë është nisur drejt Tiranës.

Policia shoqëroi dy drejtuesit e makinave për të zbardhur ngjarjen dhe dinamikën e aksidentit.

/Ora News.tv/