Në edicionin e pestë Festivali “Divani Lunxhot’ kthehu sërish vëmendjen tek tradita.

Folklori me këngë, valle e kostume të larmishme u përcoll në një event që zgjati deri në mesnatë nga anasamable nga e gjithë Shqipëria.

Pjesëmarrësit jo pa keqardhje thonë se traditat po harrohen nga të rinjtë ndërsa shteti po kontribuon shumë pak në ruajtjen e këtyre vlerave.

Pjesëmarrës:“Ne dëshirojmë që ti ruajmë ato vlera megjithatë tradita jonë e vjetër akoma ekziston dhe brezat duhet ta respektojnë dhe ti ruajmë. Ka dhe një mangësi tjetër sepse disa evenimente të kësaj natyre po zhvillohen pak më duket mua”.

Pjesëmarrës: “Me tre këngë të reja dhe dy valle.  është një valle karakteristike e zonës që quhet vallja e 360 duvatëve që tregon një histori të pjesës veriore të kësaj zone. 

Gjithashtu do prekim dhe pjesën e emigracionit”.

Organizatorët e Festivalit shprehen se qëllimi i aktivitetit të përvitshëm është përcjellja e kulturës tek brezat e rinj.

Kudret Alikaj: “Divani “Lunxhot” ka ardhur pak  ndryshe me kërkesa shumë të theksuara për ruajtjen e traditës të mirëfilltë folklorike dhe të traditës së  ruajtjes  së kostumeve dokeve dhe zakoneve”.

Eventi, një ndër më të rëndësishmit që zhvillohet në Gjirokastër, pati vëmendjen e autoriteteve lokale si dhe vizitorëve të huaj. 

Pjesë e pandashme e këtij edicioni ishte edhe kulinaria e pasur.

/Ora News.tv/