Dy përkujtime në një ditë bashkuan në fshatin Kukël të bashkisë Vau Dejës, personalitete, njerëz të letrave, politikanë dhe banorë të zonës, në edicionin e 13-të të takimeve kulturore “Ditët e Mjedës”.

Sivjet përkoi që 151 vjetori i ditës së lindjes të poetit Ndre Mjeda, të shënonte edhe 100 vjetorin e botimit “Juvenilia”, në 1917-ën në Vjenë, e njohur si kryevepra letrare e Mjedës.

Mjeda ishte modeli i atdhedashurisë dhe intelektualit që rrezaton dituri ndër breza, thanë në fjalën e tyre Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe numri dy i qeverisë Senida Mesi.

Studiues të ardhur nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi folën mbi figurën e Ndre Mjedës, si dhe veprat që ai la pas, duke i cilësuar si një gur i çmuar në letersinë shqipe.

Aktiviteti u pasua me interpretime të nxënësve të shkollave “Prenke Jakova” dhe “Jordan Misja” të Shkodrës, me pjesë nga poeti i rilindjes sonë kombëtare.



/Ora News.tv/