Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare ruan përceptim pozitiv mbi regjimin komunist. Ky ishte rezultati i anketimit të realizuar nga OSBE vitin e kaluar ndërsa ky rezultat bën mëse të nevojshëm një ballafaqim me të kaluarën, pikërisht me kujtesën si misioni i Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë në bashkëpunim me fondacionin Konrad-Adenauer nisi të enjten edicionin e dytë të ‘Ditëve të kujtesës’.

Edicioni nisi me prezanimin e ekspozitës ‘Propaganda në diktaturë’ në pavionin e pereskutimit komunist në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspertja Hildigund Neubert, ish-Komisionere e hapjes së dosjeve të STASI-it në Gjermani tha se një ndër të këqijat e sistemit komunist vazhdon të jetë falsifikimi i historisë.

Hildigund Neubert: “Komunistët e kanë flasifikuar historinë. Sundimi mbi historinë mbarti në vetvete dhe sundimin mbi të tashmen dhe ata e dinin shumë mirë këtë gjë. Prandaj kujtesa është i ashtuquajturi antihelm i traumatizimit që shërbimet sekrete kishin ndërfutur në ndërgjegjjen e shoqërisë.” 

Me detaje interesante ishte edhe fjala e intelekualit disident, Profs. Dr. Sami Repishti  i cili jeton më Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historiani, i cili u përndoq gjatë periudhës së komunizmit, përmes një letre të gjatë të cilën e lexoi mbesa e tij Ardita Repeshti theksoi domosdoshmërinë për të luftuar harresën.

Ardita Repeshti: “Problem që e ka lënë popullin tonë akoma në plagosur rëndë nga vuajtje të papërshkrueshme, të pësuara gjatë viteve të terrorit komunist. Jam dakort me thënien e të ndjerit Arqipeshk Imzot Rrok Mirdita, se për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk do të ketë një themel të shëndoshë përparimi kombëtar përsa kohë që nuk do të ketë një proces purifikimi të guximshëm të vetëdijes historike.”

Drejtorja ekzektutive e Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë Jonila Godole dhe drejtori i KAS-it Walter Glos mbajtën fjalën hapëse në cilësinë e organizatorëve. Godole e përshkoi procesin e përballjes me të shkuarën si nëj maratonë që nuk mbaron kurrë.

Jonila Godole: “Ne si IDMC këtë vit kemi përfshirë në këtë proces të intervistimit edhe të rinjtë me një projekt që quhet ‘Unë dëshmoj’ sepse pa motivuar të rinjtë nuk e kemi të garantuar vazhdimësinë e debatit publik mbi të shkuarën tonë historike, e cila edhe sikur të vijë dita që do të zbardhet plotësisht, nuk përfundon, por hap vetëm shtigje të reja të interpretimit të asaj që ka ndodhur.”

Të pranishëm ishin Ambasadori i OSBE-së dhe Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë javës  e do të shoqërojë të gjithë aktivitetin e “Ditëve të kujtesës”.

/Ora News.tv/