DASHI

Të paduruar. Nëse nga një anë jeni euforikë, nga na tjetër riktheheni me këmbë në tokë dhe përpiqeni të jeni të duruar.

DEMI

Të lodhur. Të gjitha bateritë tuaja do jenë, me shumë mundësi të shkarkuar këtë të premte dhe si pasojë, do ndiheni të pafuqishëm gjatë ditës.

BINJAKËT

Puna keq. Ambjenti i punës mund të jetë jo shumë miqësor ndaj jush sot, por fatmirësisht, mund të keni besim tek dashuria e pakushtëzuar e partnerit.

GAFORRJA

Debate me partnerin. Duket se disa re do zënë raportin në çift, por fatmirësisht do kalojnë shpejt. Do jetë mirë të niseni diku për fundjavë.

LUANI

Surpriza. Pas dy ditësh me Hënën kundër, pritet një fundjavë e pasur me evente dhe surpriza. Me shumë mundësi një dashuri e re në horizont me njerëz që kishit kohë pa i parë.

VIRGJËRESHA

Të heshtur. Dëshirë e pakët për të bërë dhe për të komunikuar këtë të premte. Kjo sjellje nuk do pëlqehet as në punë dhe aq më pak në shtëpi

PESHORJA

Pazar. Kjo e premte rutinë, do bëjë që shumë prej jush të bëjë një blerje të dëshiruar prej kohësh.  Falë mirësisë së yjeve, do keni fat në pazarin që do bëni.

AKREPI

Humori i rënë. Shumë janë pritshmëritë planetare për të parë buzëqesje në fytyrën tuaj. Pjesa e parë e ditës do jetë më pak nervoze në krahasim me pjesën e dytë të saj.

SHIGJETARI

Miqësi. Dita do ndahet mes punës dhe miqve sepse Shigjetarët, siç nuk ndodhte prej kohësh, do duan të punojnë shumë, por edhe t’i përkushtohen argëtimit bashkë me miqtë e zakonshëm.

BRICJAPI

Familja e origjinës. I gjithë fokusi i ditës do përqendrohet në punët e familjes ku keni lindur. Mbështetja e tyre do vlerësohet dhe do rezultojë thelbësore për të zgjidhur çështjen.

UJORI

Ziliqarë. Hëna do provojë të nxisë egërsinë e planetëve me pak mundësi për t’ia dalë, sepse të lindurit nën shenjën e Ujorit mund të dëshirojnë të jenë ata që nuk janë apo të kenë atë që nuk kanë. Bëni mirë të ekzaminoni zilinë tuaj, sepse një sjellje e tillë nuk sjell të mira.

PESHQIT

Patologjik. Një dhimbje banale koke apo një grip, mund të kthehen në një krizë patologjike, sepse këtë të premte, ju do zmadhoni çdo gjë që është ndryshe nga herët e tjera në gjendjen tuaj shpirtërore apo shëndetësore.

/Ora News.tv/