Dita e Verës, Tirana bën përgatitjet e fundit, aktivitete për të gjithë grupmoshat

Dita e Verës, Tirana bën përgatitjet e fundit, aktivitete

Lule shumëngjyrëshe janë të vendosura përgjatë bulevardit, ndërsa punonjësit e bashkisë po bëjnë rregullimet e fundit për të pritur ditën e verës.

Tashmë është kthyer në traditë, me aktivitete që i përshtaten të gjitha moshave, Tirana mbetet destiancioni i qindra qytetarëve në simbolikën e Ditës së Verës. Sinoptikanët kanë parashikuar shi, por bashkia e Tiranës në agjendën e saj ka një sërë aktivitetesh në vende si Liqeni, sheshi "Skëndërbej", sheshi "Nënë Tereza", ish zona e Bllokut dhe skena performuese përgjatë blv dëshmorët e kombit. Me interes nga qytetarët, thotë  Drejtori i Kulturës Besim Petrela do të jetë aktiviteti i Tirana Open Air Show që nis në orën 9 në sheshin "Skëndërbej "  ku për 6 orë do të ketë shfaqjeje për të pasionuarit pas aventurës.

Petrela: Do të hidhet me parashutë nga ballkoni i Dajtit. Do të ketë një ekspozitë artizanale nga sheshi Skënderbej. 

Liqeni i Tiranës do të dominohet me Varka dhe kanoe për argëtim, aktivitete sportive, panair kulinarie e muzikë.

Petrela: Në sheshet e Tiranës do të performojnë këngëtarët më të dëgjuar të Shqipërisë.  Para Piramidës do të ketë koncert "di jay". Tek pazari i ri do të jetë koncert dhe panair, ekspozita fotografike.

Në sheshi "Skënderbej" do të zhvillohet parade e karnavaleve, ku fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit do të parakalojnë me veshje të ndryshme. Vodafone Albania do të organizojë koncerte me artistë të njohur, ndërsa ambasada amerikane sjell në Shqipëri grup hip hope për të perfomuar në këtë ditë.

EMISIONET