Dita e dëshmorëve, Basha: Të bashkohemi për liri

Dita e dëshmorëve, Basha: Të bashkohemi për liri

Në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve të atdheut ka marrë pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike, shoqëruar nga ish-deputetë demokratë.

Nga varrezat Basha dha edhe një mesazh për qytetarët.

Ai ftoi qytetarët që në këtë ditë të reflektojnë dhe të bashkohen bashkë dhe për të mbrojtur lirinë.

Basha: Kjo ditë duhet të shërbejë si ditë reflektimi për tu bashkuar të gjithë bashkë dhe për të mbrojtur lirinë.

Përkulem sot para dëshmorëve duke nisur me dëshmorin e parë, Mujo Ulqinaku dhe duke vijuar me të gjithë me radhë.  

Me dhimbje në zemër kujtojmë të gjithë ata që luftuan kaq shumë për këtë vend, por ranë pritë e kthetrave të diktaturës gjakatare.



EMISIONET