Diss-i i Eminem bën debutimin më të madh të një këngë hip-hop në historinë e YouTube

Diss-i i Eminem bën debutimin më të madh të një

Eminem ka publikuar kohët e fundit "Killshot", një diss drejtuar raperit Machine Gun Kelly.

Dhe "Killshot" bëri debutimin më të madh të çdo kënge hip-hop në historinë e YouTube, tha kompania të martën.

Kënga mori 38.1 milionë shikime në YouTube vëtëm në 24 orët e para të publikimit të saj të premten.

Dhe tani ka mbi 72 milionë shikime.            

YouTube tha se "Killshot" gjithashtu kishte debutimin e tretë më të madh të çdo kënge në historinë e faqes dhe kryeson tabelat në SHBA.

Eminem hodhi goditjen e parë ndaj Kelly me këngën “Not Alike” nga albumi “Kamikaze” që kryesoi listën e Billboard 200 pas lansimit më 31 gusht.

Reperi solli këngën "Killshot" 11 ditë pasi Kelly  i bëri diss me këngën "Rap Devil", ku akuzoi Eminem për përpjekje për të penguar karrierën e tij me anë të kanaleve si Sirius XM Channel Shade 45 që është në pronësi të tij.

"Rap Devil" i Kelly, i publikuar më 3 shtator në faqen e YouTube të WorldStarHipHop, ka mbi 95 milion shikime.



EMISIONET