Disfata me Teutën, Gega: I kënaqur për djemtë, kemi punë në të ardhmen

Disfata me Teutën, Gega: I kënaqur për djemtë, kemi

Partizani është "shkurorëzuar" nga titulli i fituar pak ditë më parë, teksa në takimin e javës së 34 është mposhtur nga Teuta me rezultatin 2-0. Një rezultat që nuk i intereson aspak trajnerit të të kuqve, Skënder Gega, i cili thekson se skuadra bëri një paraqitje të mirë, por i duhet punë për të ecur para.

"Kemi punuar që grupi që luajti pjesën e parë, t’i jepej mundësia e duhur. Aktivizuam edhe lojtarë me moshë të re. Jam i kënaqur me pjesën e parë. Patëm raste për të kaluar në avantazh. U goditëm te një vend ku ishte dikush me moshë të re. Ishte një ndeshje pa presion për të marrë maksimumin. Kjo nuk është për nënvlerësim të kampionatit, por qëllim kishim t’i jepnim minuta lojtarëve që s’kanë luajtur, edhe pa dalë nga formati ynë.

"Kjo është arsyeja, që këto ndeshje të jemi të kujdesshëm, kur të bëhet grupi final për në Champions dhe për të ardhmen. Nuk kemi krijuar presion te ta, për t’i ngarkuar me përgjegjësinë e rezultatit. Çdo ditë në stërvitje do jemi të saktë në përzgjedhje të largimeve dhe afrimeve. Do doja që të respektoja sa më shumë këtë grup, por na del punë për të ardhmen."-tha Gega pas takimit.

EMISIONET