Disfata me Skënderbeun, Gega: Gabuam në momentet kyçe, kampionati ende i gjatë

Disfata me Skënderbeun, Gega: Gabuam në momentet kyçe,

Pas humbjes me Skënderbeun, çka i kushtoi dhe kreun e Superligës, trajneri i Partizanit, Skënder Gega deklaroi:

"Duhet ti japim vlerat Skënderbeut nuk na vodhi gjë. Janë një ekip kampion. Unë besoj se loja kishte pjesët e mira tonat. Nuk mund të them se një ekip varet nga një rast. Por kishim raste të pastra. Goli i parë ishte mungesë vëmendje. Kështu është futbolli. Këto janë mangësi dhe është një ndeshje me një rival direkt. Jemi në vendin e dytë dhe kur kemi qenë në vendin e parë e kam thënë që kampionati është i gjatë.

Goli i Muzakës nga stoli?

"Ishte një interpretim i mirë i tij dhe një mos vëmendje nga ana jonë. Ai e interpretoi shumë mirë gabimin tonë. Në momentin që iu dha shansi goditi dhe shënoi.

E nënvlerësuat Muzakën?

Edhe ai që fillon nga pjesa e dytë duhet të marrë të njëjtën vëmendje. Duhet të ishim të vendosur shumë mirë. Ishte një top i gjatë dhe na gjeti në gjumë. Ai e interpretoi shumë mirë. Ne ishim përgatitur për Muzakën në fillim, por nuk gabuam shumë. Nuk na hyri paniku. U munduam ta mbanim shumë lart Skënderbeun. U munduam me kundërsulme. I patëm mundësitë, por kështu funksionon futbolli. Është një plus për Skënderbeun të fusësh Muzakën në pjesë të dytë dhe ai e tregoi kualitetin e tij. Unë personalisht nuk e kisha detyrë të posaçme për Muzakën, ne ishim përgatitur për atë, por gjithsesi gjëra që ndodhin. Mbase edhe unë duhet të kisha insistuar. I tërhoqa vëmendjen Kalarit dhe Ibrahimit që të ishin të vëmendshëm. Një moment që nuk ishim të vëmendshëm na goditën.

Po të ishit më të qartë do e kishit ndryshuar rrjedhën e ndeshjes… Zëvendësimet?

Unë gjithmonë e kam thënë që për asnjë moment nuk e kam menduar që jemi 2 pikë larg Skënderebut, por i kemi pasur kundërshtar direkt. Është e vërtetë se ndërrimet, përveç se Kote nuk hynë shumë mirë në lojë.. Kote hyri shumë mirë në lojë dhe ndaj e bëra atë ndërrim. Ky është kontingjenti njëher për njëher. Lojtarët nuk i shikoj nga televizori. Nuk na i zbeh vlerat dhe kualitetin e ekipit. Do mundohemi të reflektojmë në ndeshjen me Kamzën dhe të kthehemi aty ku na takon. I marr përgjegjësitë e mia. Lojtarët do e kuptojnë se ku kanë gabuar. Nuk duhet të ulim kokën dhe të ndiejmë diçka më tepër se sa një humbje. Një pikë larg jemi dhe kemi mundësitë tona. Sot i patëm mundësitë dhe nuk arritëm të godisnim. Jo çdo ndeshje ka përformancën dhe fatin brenda. Do bëjmë më të mirën dhe do të dalim nga kjo humbje.

A u penduat që e dënuat Trashin?

Nuk jam unë që e kam dënuar, as klubi, por veprimi i tij. Është dënuar për të marrë pjesë në një ndeshje. Një familje funksionon me rregulla dhe kjo është ajo për sa i përket Trashit. Rregullat janë njësoj për të gjithë. Unë e kam shprehur në ambjentet sportive nëse do të fitonim do të ishte një fitore përfshirë edhe Trashin. Trashi nuk është gjithë ekipi, ai ka vlerat e veta. Në një familje ka rregulla dhe në një moment mund të kesh dobësi. Unë jam lideri i këtij ekipi dhe mbaj përgjegjësi. Nuk ishte mungesa e Trashit që na penalizoi. Për pjesën e sulmuesit jam i kënaqur. Nuk jemi perfekt. Megjithatë nuk kam thënë që nuk kemi nevojë për sulmues. Unë do i mbështes këta lojtarë që kam. Kur të vijë mundësia për një sulmues rrace do të jap mendimet e mia.

EMISIONET