Reshjet e shiut do të intensifikohen në të gjithë vendin, ndërsa gjatë natës do të ketë reshje dëbore në zonat malore. Rënia e reshjeve të dëborës do të ndërpresë shiun, çka do të thotë se duke nisur nga e hëna e ditët në vijim, moti do të jetë i kthjellët. Rënia e dëborës do të sjellë edhe uljen e temperaturave deri në minus 3 gradë.

Parashikimi: Orët vijuese fuqizojnë vranësirat duke gjeneruar shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja dhe orët e natës shtojnë reshjet në gjithë territorin si edhe reshje dëbore priten në zonat malore. 

Në të njëjtat kushte atmosferike vendi mbetet deri mëngjesin e së hënës kur do ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë në territor gjatë pjesës së dytë të së hënës dhe ditët në vijim, mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë mëngjesin e sotëm por një rënie me 2 – 3°C kanë pësuar vlerat termike të mesditës, rënie që vijon mëngjesin dhe mesditën e së hënës kur ekstremumet termike pritet të luhaten nga -3°C në 15°C.

/Ora News.tv/