Presidenti Ilir Meta ishte në një takim me diplomatë shqiptarë për të nxitur diplomacinë ekonomike ku tregoi një histori dhe i dha këshillën e tij.

"Mos u bazoni tek propaganda, por tek shembulli i mirë" 

Ilir Meta: "Për diplomacinë ekonomike nuk ke nevojë për leksione. por besoj tek shembulli.  Nëse do të bazoheni tek propaganda nuk besoj se do të jeni të suksesshëm.  Kemi mundësitë të krijojmë sa më shumë shembuj pozitive. Shembulli flet më shumë se shumë se çdo lloj marketingu. Duhet të jeni më prezentë. Ne jemi një vend modest dhe resurset financiare nuk i kemi kaq të bollshme por mendoj që mund të jeni më prezent.

Historia dhe propaganda

Presidenti tregoi historinë: "Para dy vjetësh isha me Joseph Daul edhe po hanim drekë. Në Parlamentin Europian edhe e pyeta se ça bën Shiraku.  

Dauli më tha: "Mirë është por nuk dëgjon mirë nga veshët. Dhe kur takohemi i bërtasim që të dëgjojë. I thamë herën e  fundit që të vendosë aparat dëgjimi, se ne nuk do bërtasim, nuk ka lezet".

I kishte thënë Shiraku: "Kam dëgjuar shumë nga këto gjëra që më thoni ju dhe s'dua të dëgjojë më, prandaj nuk do të vë aparat dëgjimi.

Presidenti Meta e konsideron rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon si shumë të rëndësishëm, dhe diplomatët shqiptarë duhet të ndjekin politikën e forcimit të rolit të NATO në rajon, duke mbëshetur në këtë proces dhe anëtarësimin e Maqedonisë në aleancën e Atlantikut të Veriut

Meta vlerësoi se përhapja e kulturës dhe artit është një ndikim shumë i madh për diplomacinë ekonomike, por edhe detyrat e brendshme për të krijuar një klimë biznesi të favorshme, do të rrisin investimet e huaja në Shqipëri

Në takimin me ambasadorët, Kreu i shtetit vlerësoi krijimin e ministrisë së Diasporës, për të shfrytëzuar potencialin e shqiptarëve jashtë atdheut si dhe bëri thirrje për bashkim të të gjithë shqiptarëve në vitin e Skënderbeut

Lexoni gjithashtu: Liberalizimi i vizave, Deklarata e fortë e Metës: BE e Shengen po na monitorojnë



/Ora News.tv/