Dinastia Schumacher vijon te Ferrari, Mick i bashkohet "kokëkuqes"

Dinastia Schumacher vijon te Ferrari, Mick i bashkohet

Tani është zyrtare: Mick Schumacher do i bashkohet Akademisë së Pilotëve të Ferrarit.

Lajmi u njoftua nga faqja zyrtare e shkollës së Maranellos, ndërkohë që u mbështet edhe nga një status në rrjetin social në "Tëitter" të kampionit të Formula 3, ku theksoi se është i kënaqur dhe shpeson që të realizojë ëndërrën, të garojë në Formula 1.

"Jam i kënaqur që unë do të jem pjesë e @insideFDA dhe gjithashtu e familjes @ScuderiaFerrari. Unë do të bëj gjithçka për të arritur ëndrrën time, duke garuar në @ F1. Ferrari ka një vend të madh në zemrën time dhe ato të familjes sonë, prandaj jam i kënaqur edhe në këtë nivel personal. #FDA #SCM"-shkruan Mick.

19 vjeçari është djali i legjendës së automobilizmit, 7 herë kampion i Botës në Formula 1, Michael Schumacher.





EMISIONET