Kur bëhet fjalë për të shprehur dashurinë, shqiptarët janë mjaft kreativë në gjetjet e tyre. Një histori e tillë vjen nga Tirana.

Të mërkurën, një djalë i paidentifikuar, i ka shprehur dashurinë gjysmës së tij, që ka qëlluar të jetë dhe punonjëse e bashkisë së Tiranës.

Jo pak, por 500 trendafila të harmonizuara në forme zemre dhe me mbishkrimin ERISA.

Një gjest i tillë duket se ka surpizuar jo vetëm Erisën por edhe shefin e saj, kryebashkiakun Veliaj i cili e ka ndarë këtë ngjarje me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

“Thame qe do mbjellim 500 lule, po jo pa perfunduar ende sheshi!  500  Dikush paska rene ne sevda me kolegn e @BashkiaTirane  Aman moj Erisa qetesoje pak djalin se e falimentove!  ” shkruan Veliaj.



/Ora News.tv/