Diktatorët vijnë ndryshe në skenën e “Skampa”

Diktatorët vijnë ndryshe në skenën e “Skampa”

“Nji mbret pa mbretni” vepra e Primo Shllakut dhe regji të Stefan Çapalikut do të ngjitet këtë fundjavë në skenën e teatrit Skampa në Elbasan.  Përmes satirës e metaforës, vepra jep mesazhin se diktatori nuk është një mal i pathyeshëm, por një humor i zi.

Diktatorët vijnë ndryshe në dramën “Nji mbret pa mbretni”

Vepra e shkruar nga Primo Shllaku vjen në skenë nga regjisori Stefan Çapaliku ngjitet premierë të shtunën në Skenën e Teatrit Skampa në Elbasan.

Kjo dramë komike synon të zbulojë sesa të dobët dhe fatkëqij janë diktatorët, pamja e të cilëve rrezaton madhështi e force. Pasi për autorin, diktatori nuk është mal i pathyeshëm, por njeri me humor të Zi

Primo Shllaku: Kam dashur me zbulu se diktatori është individi më frikacak i kombit

Drama komike ngjit në skenë, breza të ndryshëm, artistësh, për të përcjellë tek publiku satirën, mesazhet filozofike dhe metaforat, si një vepër për të gjitha diktaturat në cdo kohë.

Dasara Xhangolli: Mbase këtu qëndron vështirësia për të qenë koherencë me të dyja këto.

Në një kohë kur debatet për teatrot janë në kulmin e tyre, regjizori Stefan Çapaliku kishte një sugjerim për Teatrin Skampa.

Stefan Çapaliku: Jam i bindur që kryetari i bashkisë do ta ketë në vëmendje.

Kjo shfaqje do vije per publikun elbasanas ne 31 mars me premieren dhe 6-7-8 prill.

EMISIONET