Protesta e opozitës, makina e punonjësit të policisë digjet para Parlamentit

Një makinë është djegur në protestëne sotme (13 prill) të opozitës. 

Makina me targa AA 703 HT është përfshirë nga flakët dhe nga burimet bëhet e ditur se i përket një punonjësi të policisë të komisariatit numër 1.

Fillimisht zjarri në makinë u tentua që të fikej nga disa protestues, por disa të tjerë e dogjën atë.

Mësohet se makina ka qenë me benzinë, ku si pasojë ka pasur disa shpërthime të vogla.



EMISIONET