​Digjet makina me targa të Beogradit

​Digjet makina me targa të Beogradit

Një automjet Skoda, me ngjyrë të bardhë  dhe me targa të Beogradit është djegur mbrëmë gjatë natës në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime për KosovaPress.    

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhon Kenedi”, ndërsa pronar i automjetit i njohur me nofkën ‘Gudo”, është një punëtor i burgut në veri.

Ai është integruar në institucionet e Kosovës, si dhe kjo është hera e dytë që të njëjtit  person i digjet vetura.

Policia ka shkuar menjehere në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet. Ende nuk dihet autori i incidentit.

EMISIONET