Digjet makina e biznesmenit në Vlorë

Një automjet është djegur gjatë natës në Vlorë. Raportohet se makina është në pronësi biznesmenit Edi Alikaj. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur poshtë banesës së tij, në zonën e njohur te Xhamia dhe makina ishte e parkuar. Paraprakisht dyshohet se djegia e makinës është e qëllimshme.

"Më datë 12.02.2018, rreth ora 01:00, në lagjen ''Hajro Çakërri'', në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti tip ''Benz'' , në pronësi të shtetasit E.B", sqaron policia. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.

EMISIONET