Digjen dy makina në Elbasan, kamerat "kapin" autorin e zjarrvënies

Një 38 vjeçar me dy emra dhe me precedentë penalë është autori i dyshuar i djegies së dy makinave në qytetin e Elbasanit. Mario Toçi u filmua nga kamerat e sigurisë pranë Drejtorisë së Policisë.

Fenomeni i djegies së makinave ka prekur edhe Elbasanin. Dy mjete u dogjën teksa ishin të parkuara pranë Drejtorisë së policisë. Policia ka identifkuar autorin e dyshuar.

Në pranga përfundoi 38-vjeçari, Mario Toçi, i njohur edhe me emrin Englent.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, ai i vuri flakën mjetit “Volkswagen” në pronësi  Hysen Hasekiut, i cili mësohet se është pronar i një lokali në Elbasan.

Për pasojë u dogj dhe makina tjetër në pronësi të Bledar Hoxhës.

38-vjeçari sipas burimeve kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu, ku kishte qenë i dënuar për vjedhje, por motivet e zjarrvënies ndaj mjeteve mbeten ende të paqarta.

Grupi hetimor pret që ti zbardhë pas marrjes së dëshmive të pronarëve dhe kapjes së autorit të dyshuar.

Ngjarja u regjistrua rreth 1 orë pas mesnate, teksa mjetet ishin të parkuara pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan, çka ndikoi edhe në zbulimin e shpejtë të autorit të dyshuar.

Djegia e automjeteve si mesazh kërcënues apo paralajmërues është një fenomen që pas Vlorës po shtrihet edhe në qytete të tjera të mëdha.

EMISIONET