Dieta 'e agjërimit', efikasiteti i regjimit "16:8"

Po flasin të gjithë për një dietë që po 'çmend' vipat dhe sportistët dhe konsiston në dy numra, në dukje misteriozë: 16 dhe 8.

Nuk janë numra magjikë, por thjesht intervale, në kuadrin kohor të 24 orëve të një ditë-nate, në të cilat lejohet të hash apotë shpejtosh, nëse do të humbasësh peshë.

Dieta bazohet në filozofinë e  agjërimit të përhershëm dhe si gjithnjë, kur bëher fjalë për të hequr dorë nga ushqimi, i përshtatet personave me shëndet të mirë dhe ndiqet për një kohë të shkurtër, pasi ke marrë 'ok'-in nga mjeku.

Parimi është i thjeshtë. Nuk ka nevojë të bëni llogari të komplikuara të kalorive,  apo të bësh përzgjedhjen e ushqimeve.

Natyrisht, duhet të hamë në mënyrë të moderuar, duke eleminuar sheqernat dhe alkoolin, duke limituar karbohidratet dhe yndyrnat.

Ajo që ka rëndësi në të vërtetë është momenti i ditës në të cilin merret ushqimi: mund të hamë brenda intervalit kohor të 8 orëve, dhe të mos konsumojmë asgjë në 16 orët e tjera.

Kjo lloj diete 16:8, i përket tipologjisë së agjërimit.

Parimi që bën dietën të funksionojë qëndron në faktin se agjërimi për disa orë të mjaftueshëm ndikon në metabolizmin hormonal, duke provokuar konsumimin e yndyrnave të depozituara, duke rregulluar kështu prodhimin e insulinës.

Avantazhi i këtij regjimi, i këshilluar mes të tjerëve edhe nga Avid Kingsbury, personal trainer i shumë yjeve hollivudiane, mes të cilëve Hugh Jackman dhe Jennifer Lawrence, qëndron në faktin që humbja e peshës nuk ndikon në masën muskulare, e cila qëndron e tonifikuar.

Masa yndyrore, përkundrazi, digjet në mënyrë shumë efikase për të prodhuar energji, duke arritu kështu një efekt detox.

Skema ushqimore e një dite parashikon një mëngjes të lëngjsëm, një vakt të lehtë paradite, një drekë të lehtë, sërish lëngje pasdite dhe darka të konsumohet brenda orës 22.00.

Oraret mund të variojnë sipas nevojave, por duhet respektuar me rigorozitet intervali 16 orësh pa ngrënë. Gjatë këtij orari mund të konsumohet vetëm ujë dhe çajra pa sheqer.

Ushqimet e këshilluara janë frutat, perimet, proteinat e dobëta dhe drithrat integrale, ndërkohë që duhet hequr dorë nga ëmbëlsirat, alkooli dhe ushqimet e konservuara.

Natyrisht, kjo dietë kërkon pak organizim për të krijuar vakte të balancuara dhe nuk është e përshtatshme për ata që vuajnë nga uria nervore, sepse në fazën e agjërimit nuk lejohen vaktet sa për të thyer urinë.

Dieta 'merr jetë' zakonisht me agjërimin mbrëmësor, duke konsumuar pak karrota, kastravec apo ndonjë perime tjetër të pa gatuar dhe çaj, për të rinisur të ngrënët me mëngjesin.

Ulja e kalorive në këtë mënyrë arrihet gjatë gjumit dhe gjithashtu ulet edhe dëshira për të ngrënë, duke shfrytëzuar në maksimum efektin dizintoksikues.

Kjo lloj diete nuk është e thjeshtë për t'u ndjekur dhe nuk duhet të stërviteni shumë gjatë kësaj kohe.

Dieta 'last second', efikasiteti i regjimit "16:8"

EMISIONET