Tre anëtarë të një familje, burri, gruaja dhe vajza e tyre adoleshente janë vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre. 

Ngjarja ka ndodhur familjen Pocesta të Dibrës së Madhe, ku familja kishte ardhur për pushime nga Italia.  

Persona ende të pa identifikuar kanë lënë të vrarë Amid Pocestën, 55 vjeç, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta, 53 vjeçe dhe vajzën e tyre Anila Pocesta, 14 vjeçe

Motivet e këtij akti makabër, deri më tani mbeten të panjohura.

Policia dhe organet tjera kompetente kanë dalur në vendngjarje dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.

/Ora News.tv/