Policia e Dibrës ka arrëstuar një 41-vjeçar pasi mbante armë zjarri pa leje dhe një sasi municionesh.

Bëhet fjalë për Altin Mera nga Katund i Ri në Dibër, i cili ka qenë i dënuar më parë për plagosje e lehtë.

"Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, si dhe me qëllim  parandalimin e ndonjë ngjarje të mundshme kriminale,  shërbimet e policisë kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e tij , ku kanë gjetur të fshehur  një armë zjarri automatik, me dy krëhëra të mbushur me fishek, si dhe një sasi municioni prej  950 copë fishek të fshehura në një çantë, të cilat  i mbante pa lejen e organeve kompetente", sqaron policia.

Po ashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik  model 56, dhe sasisa e municionit.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër,  për veprën penale " Mbajtje pa leje dhe prodhimi i  armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

/Ora News.tv/