Dibër, 32 vjeçari vritet me armë zjarri në oborrin e banesës

Dibër, 32 vjeçari vritet me armë zjarri në oborrin e

Një 32 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Dibër pak pas mesnatës. Viktima është shtetasi me iniciale E.K.

Sipas policisë, i riu është qëlluar me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë. 

Nga ana e bluve janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes.


EMISIONET