"Diamantet janë të përjetshëm" thotë titulli i filmit të mirënjohur të James Bond dhe kështu shpreson edhe Vadim Weinig, bashkëthemeluesi i një kompanie diamantesh në Antwerp të Belgjikës. Ai është shprehur se globalizimi dhe teknologjia e re janë dy forca, që lënë shenjë në industrinë globale të diamanteve.

Sipas tij teknologjia po e shtyn evolucionin në një industri që nganjëherë perceptohet si statike dhe nuk dëshiron të ndryshojë. Weinig themeluesi i 77 diamanteve filloi shitjen me pakicë në 2005 përmes internetit, me vetëm një sallë ekspozite në Mayfair të Londrës.

Interneti i ka lejuar kompanisë së tij të shesë diamantë në të gjithë botën pa investime shumë të të larta duke sjellë rrjedhimisht edhe stabilizimin e kostove të dimanatëve në dyqane. Weinig tha se 77 Diamante i ka shitur në mbi 70 vende të botës dhe se njerëzit e kanë përqafuar blerjen e bizhuterive përmes internetit, një mënyrë që shihej me skepticizëm nga shumë ekspertë të industrisë së diamantëve. Përveçse ofron një zgjedhje më të madhe dhe çmime më të ulëta për konsumatorët, shitja në internet ka lejuar kompanitë e vogla që të thyejnë barriera të larta të hyrjes në treg. Deri në fund të shekullit të 20-të, tregu i diamantit ishte pothuajse monopol, i kontrolluar kryesisht nga kompania "De Beers".

Megjithatë ekspertët thonë se mbetet ende një sfidë në industrinë e diamanteve, pasi ritmi me të të cilin po mbyllen minierat e diamantit është më i shpejtë se ritmi me të cilin po zbulohen të reja.

/Ora News.tv/