“Dialog me policët e rinj të Burgjeve”, Gjonaj: Mos toleroni askënd!

“Dialog me policët e rinj të Burgjeve”, Gjonaj: Mos

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka zhvilluar një takim të zgjeruar me efektivët e rinj të Policisë së Burgjeve të cilët u përzgjodhën përmes një gare në kuadër të reformës së ndërmarrë për transformimin rrënjësor të sistemit penitenciar në vend.

Duke shprehur vlerësimet maksimale për procesin e rekrutimit të tyre, Gjonaj nënvizoi se kjo ka qenë një garë model e cila nuk njohu asnjë ndikim duke përfshirë dhe ate politik, përpos meritës të cilitdo.

Gjonaj: Dua t’ju shpreh kënaqësinë që ndjej kur shoh përmes syve tuaj krenari dhe respekt për uniformën që mbani veshur. Është një krenari e kuptueshme që padyshim buron natyrshëm nga fakti se ju keni mundur ta merrni, vishni dhe mbani me zotësinë tuaj këtë uniformë pas një gare shembullore e cila u përkthye në një model suksesi se si duhet të funksionojnë proceset e rekrutimit të efektivëve në burgjeve.  Në këtë dialog të parë tonin, jam e nderuar që ju takoj pasi po përshëndetem me efektivë të cilët e nisën thjesht me një ëndërr për t’ju bashkuar misionit të vëshirë të Policisë së Burgjeve, e sfiduan veten duke e vazhduar me një aplikim dhe pastaj ju nënshtruan një sërë testesh të cilat për herë të parë në historinë e rekrutimeve në këtë sektor nuk e njohu as mikun, as flamurin partiak dhe as bisedat para apo pas dyerve të zyrtarëve të cilët prej vitesh ishin shndërruar në qoka partie.

Më tej ajo inkurajoi të rinjtë për të mos bërë asnjë tolerim ndaj paligjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

EMISIONET