'Diagnozë', ekskluzive në sallën e operacionit me Dr. Besim Boçin

Rinoplastika është rimodelimi i hundës nga ana funksionale dhe estetike. Dr.Prof.Asoc. Besim Boçi është bërë pjesë e emisionit 'Diagnozë' nga Freskida Miloti për të treguar përfitimet që merr një pacient nga kjo ndërhyrje.

Pjesa më e madhe e rasteve kryhet me ndërhyrje të hapur, që konsiderohet më e mira dhe lidhet me anën estetike e funksionale. Ndërsa ndërhyrja e mbyllur ndodh më tepër për raste që kanë probleme të vogla.

Operacioni zgjat rreth 2 orë, që kryhet me anestezi gjenerale, e cila cilësohet më praktike për pacientin dhe kirurgun. Koha që merr pacienti për të dalë në publik, pa patur komplikacioni është pas 10 ditësh.

Pas intervistës në studio, për herë të parë në ekranin e Ora Neës për emisionin shëndetësor, doktor Boci, njëkohësisht shef i shërbimit të ORL-së na ftoi për të parë një rast të rimodelimit të hundës në sallën e Spitalit Francez në QSUT.

EMISIONET