Depresioni është një sëmundje shumë komplekse që bën pjesë tek crregullimet mendore, e zakonshme në popullatë.

Doktoresha e Shkencave, Fatime Elezi është bërë pjesë e emisionit shëndetësor 'Diagnozë' për të folur rreth simptomave dhe trajtimit të kësaj sëmundje.

Ekzistojnë disa lloje depresionesh që ndahen nga paraqitja e simptomave tek pacientët si dhe intensitetit, pra sa të shprehura.

Depresioni më i zakonshëm është ai madhor, më pas ai pas lindjes, të cilat ndodhin në episode të shkurtra por përsëriten.

Disa prej simptomave të depresionit janë ankthi, pagjumësia, rënia e humorit, rënie në peshë por ndodh dhe e anasjellta. Doktoresha foli dhe për faktorët e shkakut të kësaj gjendje, e cila vjen nga gjenetika, problemet psikologjike si dhuna, abuzimi apo fatkeqësia, vështirësitë ekonomike si dhe shfaqet tek personat që kanë vetëbesim të ulët.

Pjesë e emisionit shëndetësor 'Diagnozë' u bë një vajzë që tregoi se si nisi të kuptonte që vuante nga depresioni.

/Ora News.tv/