Reumatizmi është një term i përgjithshëm dhe në aspektin mjekësor përfshin një grup të madh sëmundjesh që arrin në numrin 150.

Prof.Dr. Argjend Tafaj, mjek reumatolog është bërë pjesë e emisionit shëndetësor 'Diagnozë' nga Freskida Miloti ku ka folur për këto sëmundje që ndahen në dy grupe të mëdha: Gjeneratike dhe Inflamatore.

Mjeku ka folur dhe për sëmundjen e lupusit që prek më shumë femrat dhe është e trashëgueshme gjenetikisht, por shkaktohet dhe nga shkaqe të tjera. Shpeshtësia e sëmundjes ka mundësi të shfaqet më tepër tek femrat që kanë përdorim të vazhdueshëm të masës së kontraceptivit.

Faktorët e shfaqjes së lupusit ndodh dhe nga produktet kozmetike si boja apo grimi. Gjatë bisedës, mjeku reumatolog, Tafaj tregoi dhe për shenjat klinike, gjë që bën më të vështirë diagnozën si temperatura e lartë, mbushja e fytyrës apo trupit me pucrra apo rënie të flokëve.

Kjo lloj sëmundje arrin të dëmtojë dhe organet si zemra, uji në mëlci, ku një ndër më seriozet që është veshka, e cila mund të përfundojë në dializë. Mjekimi për këtë sëmundje është shumë i ndërlikuar, gjë që varet nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e lupusit.

Për detaje të tjera rreth sëmundjeve reumatizale, ndiqni videon e mësipërme në emisionin 'Diagnozë' me Prof.Dr. Argjend Tafaj.

/Ora News.tv/