Di Francesco sqaron episodin me Costën

Di Francesco sqaron episodin me Costën

Sulmuesi i Sassuolo, Federico Di Francesco këmbëngul se nuk e provokoi Douglas Costa, dhe hodhi poshtë pretendimet se mes tyre kishte përplasje me bazë racore.

"Jam thellësisht i mërzitur nga akuzat dhe shpifjet që janë shfaqur në media. E gjithë kjo është ofenduese dhe nënçmuese. Unë nuk do të lejoj asnjë sjellje raciste ose frazash të cilat lidhen me vlerat e mia etike dhe janë rezultat i imagjinatës së njerëzve, që duhet t'i atribuohet. Unë kërkoj dhe jap respekt! "-shkruan Di Francesco në rrjetin social "Twitter".

Sulmuesi italian i Sassuolës ishte viktimë e një sulmi të brazilianit në takimin mes Juventusit dhe Sassuolës të zhvilluar të dielën që sapo lamë pas. Ai u godit, shtyrë dhe u përshty nga Costa, veprime këto që i kushtuan anësorit, i cili u përjashtua nga fusha e lojës me karton të kuq.

EMISIONET