Dhuruesi serial i spermës ka 33 fëmijë dhe pret edhe 10 të tjerë

Dhuruesi serial i spermës ka 33 fëmijë dhe pret edhe 10 të

Për Ari Nagel, profesorin njujorkez 42 vjeçar, tanimë i njohur si 'Sperminator', të ndihmojë gratë për t'u ngjizur, është një mision.

Një mision që i lejon të shëtisë gjysmën e Botës për të dhuruar farën e tij, shkruan tgcom.it

Shumë i kërkuar për shkak të karakteristikave të tij:sy bojëqielli dhe lëkurë të qartë, Nagel  ka 33 fëmijë dhe pret 10 të tjerë, por do t'i duhet të ndalojë, të paktën në Izrael.

Ministria e Shëndetësisë hebreje i ka ndaluar klinikave të fertilitetit në Izrael të përdorin farën e tij dhe kanë lajmëruar  me anë të një letre gratë që aspirojnë të bëhen mama të cilat kishin zgjedhur pikërisht Arin si dhurues.

"Nuk kam kërkuar asnjëherë asgjë në këmbim, përveç biletës për të vajtur e për t'i takuar e përqafuar", ka deklaruar Nagel, i cili ka fëmijë të rracave të ndryshme, duke qenë se ka dhuruar për gra aziatike, afro amerikane dhe europiane.

Fëmija i fundit prej dhurimeve të tij pritet të lindë në Gusht në Taivan.

"Duke patur parasysh numrin e grave të cilave Nagel i ka dhuruar spermën e tij, ne nuk i konsiderojmë më dhurimet e tij, qofshin këto të ndershme apo të arsyeshme", lexohet në letrën e ministrisë dërguar mamave.

Ndalimi vjen si pasojë e një ligji që në Izrael i detyron dhuruesit të mbeten anonimë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë Izraelite, gra të ndryshme u ishin drejtuar klinikave në Izrael për të marrë farën e Nagel dhe kjo shkon kundër ligjeve dhe dispozitave të çështjes.

I vetmi përjashtim bëhet në rast se dhuruesi jo anonim firmos një dokument ku kërkon të jetë edhe ai prind i fëmijës, dokument të cilin Nagel thotë se e ka firmosur bashkë me një grua, e cila e ka bërë të fluturojë në anën tjetër të oqeanit gjashtë muaj më parë, si dhe me gjashtë gra të tjera të cilat kanë farën e tij të ngrirë në Izrael.

Sipas ministrisë, marrëveshjet e bëra nuk mund të respektohen, pasi 'Sperminatori" nuk mund të bëjë bashkë prindërimin për kaq shumë fëmijë.

 "Sigurisht, nuk mund të jem një baba gjithnjë prezent, duke patur parasysh numrin e fëmijëve, por nuk zhdukem pas farëzimit", është përgjigjur Ari, referuar takimeve që vazhdimisht zhvillon me pasardhësit e tij dhe shton: "E rëndësishme është që fëmijët e mi të njihen me njëri tjetrin dhe të kenë marrëdhënie të mira."

 "Nuk është i drejtë vendimi i marrë nga ministria", vazhdon ai, "Kjo bën që izraelitet të shkojnë në vende të tjera për të marrë një dhurim. Unë nuk bëj tjetër gjë, vçse ndihmoj gratë të kenë fëmijë, sidomos kur kanë probleme, si psh.rastet kur janë mbi 40 vjeç".

Ndërkohë, një nga shtatë izraelitet që presin të kenë një fëmijë me të, e ka çuar çështjen në gjykatë.

Kërkesa e saj nuk është marrë parasysh, por gruaja e ka apeluar çështjen dhe do të jetë Gjykata Supreme ajo që do i japë gruas leje ose jo për të ngjizur një fëmijë me farën e Nagel.

Pyetjes nëse do të përdorë mënyra të tjera, nëse gjykata do hedhë poshtë kërkesën e gruas, Ari Nagel i përgjigjet duke buzëqeshur: "Kam 15 fëmijë me lesbike, por kam ndihmuar edhe transeksualë dhe heteroseksualë dhe në disa vende kam përdorur mënyrën tradicionale."

EMISIONET