Dhunoi me sende të forta 54 vjeçarin, arrestohet i riu në Elbasan

Dhunoi me sende të forta 54 vjeçarin, arrestohet i riu në

Një 19 vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit, pasi ka dhunuar me sende të forta një 54 vjeçar në fshatin Katundi i Ri.

Në pranga përfundoi Andrea Bodurri, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

 "Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Katundi i Ri, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin F.H., 54 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri ,i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore", sqaron policia lokale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Paranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

EMISIONET