Dhunohet kryebashkiaku i Selanikut

Dhunohet kryebashkiaku i Selanikut

Ekstremistët nacionalistë grekë kanë sulmuar kryebashkiakun e Selanikut, Janis Butaris, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shpinë dhe këmbë. Sulmi u regjistrua gjatë një ceremonie përkujtimore për grekët e vrarë nga turqit gjatë Luftës së Parë Botërore, ku kryebashkiaku i Selanikut ishte pjesëmarrës.

Kryebashkiaku i Selanikut Yiannis Boutaris është shtruar në spital për shkak të disa lëndimeve të marra në kokë, shpinë e këmbë, pas një sulmi nga ekstremistët grekë. Ngjarja u shënua teksa kryebashkiaku merrte pjesë në një ceremoni të uljes së flamurit ditën e shtunë, në përkujtim të Genocidit të Grekëve të Pontit, vrasjen e grekëve nga turqit gjatë Luftës së Parë Botërore dhe luftës së mëvonshme greko-turke.

Dhjetëra persona ju afruan 75-vjeçarit Boutaris duke i kërkuar të largohej nga eventi. Më pas ata filluan ta gjuanin me shishe, duke arritur ta rrëzonin kryebashkiakun, moment pas të cilit ata e kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur në kokë dhe këmbë. Kryebashkiaku njihet për qëndrimin e tij të fortë anti-nacionalist.

Sipas raportimeve, edhe të tjerë politikanë të cilët morën pjesë gjatë shërbimit kishtar në përkujtim të viktimave, u fishkëllyen.

EMISIONET