Dhuna në protestë, prokuroria kërkon arrest me burg për 6 të ndaluar

Dhuna në protestë, prokuroria kërkon arrest me burg  për 6

Prokuroria e Tiranës çon në Gjykatë 6 të ndaluar për dhunën në protestën para Kuvendit, për të cilët kërkon vlerësimin si të vlefshëm të arrestimit.

Organi i akuzës sqaron se do t'i kërkojë gjykatës caktimin e masës arrest me burg. Lënia në burg është kërkuar për Fluturim Golecin, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillarin, Dorjan Protoduarin, Amarildo Sinanajn dhe Shpati Bilbilajn.

Të 6 banorët e Astirit akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, mbajtje të lëndëve shpërthyese, kundërshtim të forcave të policisë, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme si dhe prishje të qetësisë publike.

Njoftimi i prokurorisë

Në vijim të veprimeve të kryera nga ana e prokurorisë është kërkuar në Gjykatë:

-              Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Fluturim Goleci, i dtl.20.05.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

-              Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Ruzhdi Daci, i dtl.01.06.1965, dhe Caktimi i masës së sigurimit ‘arrest ne burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

-              Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Marsel Velillari, i dtl.12.03.1990, dhe Caktimi i masës së sigurimit “arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

-              Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Dorjan Protoduari, i dtl.03.09.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit  arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238  i K.Pr.Penale.

-              Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Amarildo Sinanaj, i dtl.04.02.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit “arrest  ne burg” parashikuar nga neni 238  i K.Pr.Penale.

-              Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Shpati Bilbilaj, dhe Caktimi i masës së sigurimit “ arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Si persona te dyshuar per kryerjen e veprave penale te:

•             Plagosja e rëndë me dashje, e parshikuar dhe e dënueshme nga nenei 88/1 i K.Penal.

•             “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 278/1 i K.Penal (i ndryshuar).

•             “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 236/2 i K.Penal.

•             “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, e parashikuar dhe  edënueshme nga neni 262 i K.Penal.

•             “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, eparashikuar dhe e dënueshme  nga nenet 274-25  të K.Penal.

Po punohet me intensitet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

EMISIONET