Dhuna në familje, ylli i MMA rrezikon burgim të përjetshëm

Dhuna në familje, ylli i MMA rrezikon burgim të përjetshëm

Dhuna në familje pritet t'i kushtojë lirinë yllit të UFC-së, Arnold Berdon. 27 vjeçari i cili mban një rekord prej 7 fitoresh në 9 duelet si profesionist ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka dhunuar gruan e tij, Rachael Ostovich.

Luftëtarja e MMA pësoi lëndime të shumta në fytyrë, çka sipas të gjitha gjasave do të tërhiqet nga sfida e planifikuar për në muajin janar kundër Paige VanZant. Momentalisht, Berdon është ende në paraburgim në stacionin kryesor të Honolulu PD, pasi 27 vjeçari nuk ka dalur ende në gjyq, ku mund të lirohet me kusht.

Nëse ai lirohet, Ostovich nuk do të lejohet të kontaktojë me Ostovich. Nga ana tjetër, një pjesëtar i familjes së Arnold tha se synon të kundërshtojë çdo akuzë në gjykatë që ai sulmoi gruan e tij.

Nëse dënohet, Berdon mund të përballet me burgim të përjetshëm me mundësinë e lirimit me kusht.

EMISIONET