Dhuna në Dibër, burg pa afat për nënkryetarin e Bashkisë

Dhuna në Dibër, burg pa afat për nënkryetarin e

Gjykata e Dibrës ka lënë në "arrest me burg pa afat" nënkryetarin e Bashkisë së Dibrës.

 Ernolt Cani, 34 vjeç u arrestua një ditë më parë nga policia për dhunën fizike që shpërtheu në ambientet e bashkisë së qytetit të Peshkopisë. Policia lokale thotë se ka shpallur kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B.

Arrestimi i Canit u bë pasi sot rreth orës 09:05, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.(B). B, kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij shtetasit:

- D.M, 30 vjeç, me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë ka dalë nga spitali;

- E.D, 33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër, pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin Peshkopi ka dalë nga spitali;

- H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër, vijon trajtimin mjeksor në spitalin e Peshkopisë;

- L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër, ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

EMISIONET