Ndeshja mes Athletic Bilbao dhe Spartakut të Moskës ka rezultuar fatale për një polic spanjoll.

Oficeri i cili ishte pjesë e forcave të sigurisë u përfshi në një sherr të krijuar mes tifozëve rus dhe spanjoll dhe në tentativë për të qetësuar situatën pësoi një atak kadiak që rezultoi fatal.

Nga trazirat në afërsi të stadiumit "San Names" mbeten dhe disa persona të tjerë të lënduar, ndërsa takimi mes Bilbao dhe Spartak u mbyll me shifrat 1 me 2 në favor të rusëve, por që nuk ju shërbeu për të kaluar në raundin pasardhës.

/Ora News.tv/