Sërish sot (10 dhjetor) studentët vijuan rezistencen e tyre në ditën e gjashtë para Ministrisë së Arsimit për plotësimin e 8 kërkesave. 

Protesta  zgjati mbi 7 orë dhe atyre iu bashkuan dhe qytetarët. Studentët thanë se do të rikthehen sërish nesër, ditë kur do të merret edhe vendimi i vijueshmërisë së protestës nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat.

Ata kanë lënë orën 16:00 të së martës, si afatin përfundimtar kur qeveria duhet të plotësojë kushtet që kërkojnë, në të kundër bashkarisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.

Protesta e sotme nisi rreth orës 10:00, me marshimin nga Korpusi për të vijuar marshimin në bulevard së bashku me studentët e Universitetit të Arteve.

Me thirrjet: "Turp! Do dalim në rrugë me qindra e mijëra, po s'u hoq tarifa rrëzohet ministria" studentët i janë përgjigjur dhe ftesës së kryeministrit për dialog për të zgjidhur kërkesat përmes transmetimit live në facebook.

Ndërsa për Ramën "është e qartë dhe duhet ta dëgjojnë të gjithë: unë jam me çdo student që do të ishte për veten e tij aty, jo për Lulin jo për Monikën dhe jo për komshinjtë, por për veten e tij dhe shtëpinë të ardhmen dhe prindërit e tij. Jam i vetëdijshëm që dikush është në kërkim të popullit që nuk e ka nga prapa për të hedhur benzinë në një zjarr që kërkon të ndezë" 

Rama bëri me faj rektorët e universiteteve për VKM, dhe disa herë u përpoq të nënvizonte se nuk kishte lidhje qeveria me tarifat dhe nëse duheshin plotësuar kërkesat duhej dialog pasi qeveria nuk mund të ndërhynte pasi vendimmarrja ishte e Universiteve të cilat janë autonome.

Studentët nga ana e tyre u shprehën se protesta është apolitike dhe shprehen të vendosur për plotësimin e 8 kërkesave: "S'ka negociata, vetëm vendimmarrje! "

Disa nga studentët përmenden protestat në Paris.

"Nuk duhet të ndalemi. Sot është kërkesë nesër ultimatum. Ju lutem mos na bëni të urrejmë Shqipërinë. Do të digjet gjithë Shqipëria po u prek studenti sot ketu"   

Protesta edhe sot ishte paqësore dhe su mbyll në orën 17:20, ku studentë pastruan territorin përpara ministrisë. Nesër studentët kanë bërë thirrje ti bashkohen dhe gjimnazistët dhe qytetarë të tjerë. 

Ora News percjell live protesten 


Ora 17:00 Studentët afat ministres deri nesër në orën 16:00

Nesër duhet të kalojmë një shkallë më tutje. Nga ora 7-10 bllokojmë dyer e fakulteteve dhe nuk futet asnjë pedagog në mësim dhe në orën 10:00 ne mblidhemi këtu dhe presim përgjigje deri në orën 16:00 prej kësaj ministrie, nëse në orën 16:00 nuk plotësohen kërkesat tona ne e gdhijmë këtu dhe përshkallëzojmë protestën.  

Ora 16: 47  Vijon qendresa para ministrise se Arsimit

 

Ora 16:16 Protesta në gjithë Shqipërinë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pas studentëve në Tiranë në protesta kanë dalë edhe banorët në Kavajë, Shkodër, Vaun e Dejës dhe në Lezhë.

Në superstradën Lezhë-Shkodër fermerët kanë bllokuar rrugën me thirrje kundër qeverisë, që sipas tyre i ka vërfëruar.

Fermerët janë të vendosur të vazhdojnë protestat e tyre deri në largimin e kryeministrit Rama.



Ora 14: 58 Studentet kendojne kenge patriotike


Ora 14: 23: Vijon protesta

Studentët vijojnë protestën me thirrje: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! dhe thonë se nuk do të tërhiqen deri në plotësmin e të gjitha kërkesave. 

Ora 13: 17- Studentet vijojne rezistencen

 Qindra studentë nuk janë tërhequr dhe vijojnë rezistencë para Ministrisë së Arsimit edhe pas fjales qe kryeministri mbajti dhe ftoi për dialog studentët.

 

Ora 11: 24  Studentet i pergjigjen: Do dalim ne rruge me qindra e mijera 

Rama hedh dyshime se mes studentëve ka dhe të rinj të infiltuar nga PD , LSI, por studentët e hedhin poshtë dhe thërrasin: Do dalim në rrugë me qindra e mijëra, po s'u hoq tarifa rrëzohet ministria

"Harroni që studentët të përçahen. Studentët e bashkuar kanë për të fituar" thonë studentët

Edi Rama: Tarifat patjetër jam gati ti rishikojmë, por jo tarifat, por ndihmën e qeverisë së shtetit për ju. Ne do ju japim nga buxheti 50% pse jo më shumë.  Ia paguajmë 100% tarifave studentëve me 9 e 10. T'i heqim tarifën atyre që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike.

Ora 11: 15  Rama apel studentëve: Hajde të dialogojmë, Basha refuzonte dhe si përfundoi

Kryeministri, Edi Rama, po mban fjalën nga kryeministria ndërsa studentët vijojnë të protestojnë para MAS

Ora 11: 10 Besoj fort që dialogu është i domosdoshëm dhe sidoqoftë do të vijoj të komunikoj dhe përpiqem tu shpjegoj pse dialogu është rruga.

Nuk kam kërkuar negociata, qeveria kërkon dialog. Nuk kemi çfarë të negociojmë por domosdoshmërinë të bisedojmë. 

Thonë plotëso kërkesat tona. Cilat kërkesa? Kam 7- 8 lista me kërkesa.

Basha refuzonte dialogun dhe vendoste ultimatute, dhe si përfundoi

Ndërkohë studentët nga sheshi bëjnë thirrje për vendimmarrje dhe jo negociata.




Ora 11: 05 S'ka negociata kryeminister, mblidh mendjen e merr vendimmarrje

 Ndërsa pritet që kryeministri të mbajë fjalën live në facebook një studente u shpreh në shesh para MAS: Mblidh qeverinë dhe merr vendimmarrje. Mblidhe mendjen firmos 8 kërkesat kryeministër dhe më pas bëjmë foto, instastory, apo postime në tëitter sa të duash"

Ora 10:58 "Jo politikë, jo dhunë", mesazhet e studentëve

Studentja: Kjo protestë është e studentëve, mos lejoni politikën dhe dhunën t'u përçajë. Studentët i kërkojnë mediave të refuzojnë Ramën dhe të mos i transmetojë fjalën e tij live. 


Ora 10:52 Pedagogët, 250-300 euro për provim

Akuzat për korrupsion në Universitete kanë vijuar dhe sot.

Studenti: Ka pedagogë që kërkojnë 250-300 euro për provim. Kjo protestë është historike.

Ora 10:43 Studentët: Askush të mos dialogojë në emrin tonë

Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të njohin asnjë lloj dialogu me kryeministrin.

Studenti: Të mos guxojë kush të bëjë dialog në emrin tonë. Ne jemi shprehur qartë se nuk ka dialog dhe nuk ka negociata. Një përgjigje për kryeministrin, ne nuk kemi përfaqësi. Ne ju themi ju, nuk kemi fb, merr ato FRESH-istët e tu, jepu nga një sufllaqe dhe vazhdo e meri vendimet, por ne nuk pranojmë.

Ora 10:37 Thirrja e studentëve për MAS: Plotësoni kërkesat

Studentët shprehen se kjo protestë ka nisur e depolitizuar dhe qëllim kryesor të saj ka plotësimin e 8 kërkesave.

"Plotësoni kërkesat, plotësoni kërkesat", thërrasin studentët

Ja 8 kërkesat e panegociueshme të studentëve


Ora 10:30 Studentët mbërrijnë para MAS

Studentët e Politeknikut, Ekonomikut dhe Universitetit të Arteve i janë bashkuar pjesës tjetër të studentëve para MAS.

Ora 10:27 Studentët këndojnë himnin kombëtar

"Gjithë Tirana është me ne", thërrasin ata.

Ora 10:24 Nis protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit

"Ejani mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne" është thirrja e tyre në kor.

Ora 10:14 Protesta e studentëve dhe në Elbasan e Gjirokastër

Edhe në Elbasan e Gjirokastër një grup studentësh janë në protestë. Ndonëse të paktë në numër ata po protestojnë para Universitetit.

Ora 09:57 Nis marshimi nga Korpusi drejt Ministrisë së Arsimit

Dhjetra studentë kanë nisur marshimin nga Korpusi Universitar drejt Ministrisë së Arsimit. Studentëve të Universitetit të Tiranës u janë bashkuar dhe ata të Arteve.

Me thirrjet "bashkohuni me ne, mos rrini në kafene", ata shprehen se nuk do të ketë asnjë negociatë me kryeministrin Rama që i ka ftuar në dialog.

Studenti: Nuk ka negociata, kërkesat tona janë të qarta.

Studenti: Është dita e lirisë.

Studenti: Jemi të bashkuar, nuk ka përçarje. Ata kanë 30 vjet që bëjnë dialog me njëri-tjetrin dhe nuk kanë bërë asgjë.

Ora 08:27 Edhe studentët e Gjirokastrës në protestë

Studentët e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër do të vijojnë protestën e tyre edhe ditën e sotme. Ata kanë njoftuar në rrjetet sociale se do të mblidhen sërish paradite përpara Universitetit, për t’u solidarizuar me protestën në mbarë vendin. Protesta e tyre e parë u zhvillua ditën e djeshme.

Studentët protestë me libra para Ministrisë së Arsimit

Grumbullimi i studentëve të Tiranës nis si gjithmonë nga sheshi "Nënë Tereza" nga ora 08:30 deri në 09:30.

Më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut.

Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta.

"Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon" thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor të shpërndarë të dielën.

Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete.


Lexo edhe:

 Rama fton studentët në dialog: O bashkë, ose të ndarë! Ju rrofshin tarifat pastaj!

Studentët refuzojnë ftesën e Ramës për dialog: "What the Fuck!”

Protesta sot, çfarë ndodhi në 7 orë para Ministrisë së Arsimit

Kërkesat e studentëve drejtuar Ministrisë së A (1).pdf

/Ora News.tv/