Dezertori i Koresë së Veriut në gjendje të rëndë, u qëllua 5 herë në kufi

Dezertori i Koresë së Veriut në gjendje të rëndë,

Një ushtar i Koresë së Veriut ka dezertuar dhe është arratisur për në Korenë e Jugut. Por gjatë kalimit në zonën e demilitarizuar, ai është plagosur. Mjekimi i tij është bërë në Korenë e Jugut.

Ushtari i Koresë së Veriut i cili dezertoi dhe u arratis nga zona e demilitarizuar e ruajtur nën masa të rrepta sigurie, është qëlluar të paktën pesë herë dhe është në gjendje kritike, thotë Koreja e Jugut.

Ushtari kaloi të hënën në anën e Koresë së Jugut përmes Zonës së Përbashkët të Sigurisë (JSA) në fshatin Panmunjom.

“Ushtari kaloi nga postoblloku i Koresë së Veriut drejt Shtëpisë Tonë të Lirisë” tha Koreja e Jugut në deklararatë.

Gjatë arratisjes në këmbë ai u qëllua nga trupat e Koresë së Veriut, të cilat shtinë mbi 40 herë duke e shtrirë për tokë. Ai u gjet nën një grumbull gjethesh.

Rreth 1.000 njerëz nga Veriu ikin në jug çdo vit, por shumë pak persona guxojnë të kalojnë përmes Zonës së Demilitarizuar (DMZ), e cila është një nga shiritat tokësorë më të mbrojtur në botë.

Është edhe më e pazakontë që koreano-veriorët të kalojnë JSA, e cila është një atraksion turistik dhe e vetmja pjesë e DMZ ku të dyja forcat qëndrojnë ballë për ballë.

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë teknikisht ende në luftë, pasi konflikti mes tyre përfundoi në vitin 1953 me masat shtrënguese dhe jo një traktat formal paqeje.

EMISIONET