Devolli prezantohet te Kastrioti: Presim 4 prurje të reja, arrijmë objektivat

Devolli prezantohet te Kastrioti: Presim 4 prurje të reja, arrijmë

Bledar Devolli ka marrë zyrtarisht drejtimin e Kastriotit. Tekniku gjirokastrit është prezantuar me skuadrën krutane ditën e djeshme, ku ka folur edhe për herë të parë si trajneri i tyre. Në fjalën e tij, Devolli ka pohuar se pret 4 përforcime  në këtë merkato janari, ndërsa shpreson te mbijetesa.

"Më pëlqejnë sfidat. Kam marrë garancinë nga presidenti. Do të kemi 3-4 përforcime që të bëjmë një ekip konkurues. Pastaj me punën tonë dhe me ndihmën e zotit shpresojmë të dalim nga kjo situatë sa më shpejt. Ka kampionat. Janë dy faza të mbetura dhe deri sa matematika na lejon do të shpresojmë deri në fund dhe do të jemi konkurues deri në fund. Kam folur me presidentit, kemi folur për emra të veçantë, megjithatë, në momentin që do të firmosin do të mund t’i quaj futbollist të Kastriotit. Kështu që shpresoj që t’i mbyllim që këtë javë, të paktën të mbyllim 90 % të ekipit. Me punën që do të bëjmë, shpresoj të jemi gati për fillimin e kampionatit."-tha Devolli. 

EMISIONET