"Deti", Ngjela: Çeçua ka biçak! Ata që sundojnë botën se lënë Greqinë të dalë në Otranto

"Deti", Ngjela: Çeçua ka biçak! Ata që

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, gjatë debatit me diplomatin Agim Nesho për çështjen e detit midis Greqisë dhe Shqipërisë, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan të lejojnë shtetin grek të dalë në Otranto.

Ngjela: A e firmosi Saliu marrëveshjen? Gjykata Kushtetuese e shikon e kujt është? I flakën të tërë? Janë atdhetar ata?

Nesho: E vërtetë!

Ngjela: Çeçua ka biçak! Ata e kanë marrë me forcë. Ju ka dhënë garanci. Ajo është një marrëveshje që bëjnë ata të zotërojnë botën. Lëreni se e zgjidhin ata. Del në Otranto, nuk e lënë.

Nesho: Që do të dalin, do të dalin. Shelfi kontinental nuk i përjashton grekët. Vetë presidenti Trump në marrëveshjet e fundit me Greqinë i ka rritur kuotat. Gjërat kanë evoluar. Jam dakord që ka një mbikëqyrje. Vetë amerikanët e kanë ndaluar Greqinë të mos kërkonte më shumë se 6 milje se krijonte kaos në lëvizjen në Mesdhe.


EMISIONET