Detaje të reja nga celula xhihadiste e kosovarëve të arrestuar një vit më parë

Detaje të reja nga celula xhihadiste e kosovarëve të arrestuar

Gati 1 vit nga arrestimi më 30 mars të 2017 në qytetin e Venecias të 4 shtetasve kosovarëve të akuzuar si anëtarë të një celule xhihadiste që po përgatiste atentate terroriste, hetuesit italianë kanë zbardhur detaje të reja nga aktiviteti i tyre.

4 kosovarët e  arrestuar Arjan Babaj 29 vjec, Fisnik  Bekaj 24 vjeç, Dake Haziraj 25 vjeç e një minoren 17 vjeçar, po projektonin të ekzekutonin një atentat terrorist në Venecia gjatë festës së karnavaleve.

Plani i tyre sekret ishte të përfitonin nga veshjet e maskerat e kësaj feste tradicionale për të kryer një masakër të vërtetë.

Në përgjimet ambientale e telefonike të investiguesve italianë më datë 13 e 19 mars 2017, pra vetëm pak ditë para arrestimit, kosovarët bisedojnë mes tyre për armët e mënyrën që duhet të përdornin.

"Fisnik ia ka prerë kokën një herë një lope. Thotë se mjafton një goditje e fortë, e saktë apo maksimumi dy e do shohësh si shkon gjaku litar."

"Në karnavale po... paf, paf. Veshur si këta , me maskë... gjaku i nxehtë për tokë .... e mos ki merak se gjaku i këtyre është pasuria jonë. Gjaku i tyre është hallall për ne.."

Hetimet e hetuesve italianë kanë zbardhur se 4 kosovarët e arrestuar kanë inspektuar e fotografuar të gjitha pikat kryesore të qendrës historike të Venecias që mund të shërbenin si vende për skenarë hipotetike të planeve të tyre terroriste.

Përveç armëve të ftohta përgjimet e hetuesve italianë kamë vërtetuar se celula e kosovarëve në atentatet e tyre terroriste mund të përdornin dhe armë zjarri. Në një tjetër përgjim ata flasin se kanë blerë një armë tip  kallashnikov për 250 euro si dhe për idenë e hedhjes në erë të urës së Rialtos një nga vendet simbol të Venecias.

"Në Venecia shkon menjëherë në parajsë për këta të pafe që janë këtu. Hidh një bombë në Rialto."

EMISIONET