Detaje të reja nga atentati në Durrës/ Ndaj Edison Harizajt u qëlluan mbi 50 plumba

Detaje të reja nga atentati në Durrës/ Ndaj Edison Harizajt u

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i mbrëmshëm në qytetin e Durrësit.

Burime pranë grupit hetimor thonë se ndaj Edison Harizajt dhe Genci Cacit është qëlluar me dy armë të ndryshme kallashnikovi, duke derdhur mbi 50 plumba në drejtim të tyre.

Të paktën, 30 plumba kanë goditur makinën luksoze tip “Audi A8".

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes ekspertët dyshojnë se viktimat janë ndjekur nga një makinë.

Për të shmangur ndjekjen, drejtuesi i mjetit ka dalë nga autostrada pranë lagjes 13 në qytetin e Durrësit.

Pikërisht në këtë zonë autorët i kanë derdhur breshëri mbi makinën ku ndodhej Edison Harizaj për më shumë se 30 metra në lëvizje.

Siç tregojnë edhe pamjet filmike, plumbat janë përqendruar kryesisht në derën e shoferit, ku ndodhej Harizaj.

Mësohet se Harizaj ishte pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.

Lajme të tjera për atentatin në Durrës

Atentati ndaj mikut të Shullazit, hetimet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, 14 të shoqëruar

Atentati në Durrës, Harizaj dyshohet për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe zhdukjen e Albano Xhaferrit

Kush është Edison Harizaj, "Il Padrino" i Vlorës që u ekzekutua në Durrës

EMISIONET