Një 43 vjeçar nga lagja “30 Vjetori” në Berat, u arrestua nga policia pasi mbajti peng djalin e tij 17-vjeçar. ngjarja është denoncuar nga fqinjët ndërsa dyshohet se shtetasi Admir Duro i kishte hequr lirinë të birit që prej tri ditësh.

Ai ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit nga gruaja, e cila është larguar nga banesa. Uniformat blu dhe ata të zjarrfikëses pas plote tri orësh operacion arritën te izolojnë 43 vjeçarin i cili kundërshtoi me forcë punonjësit e rendit për tju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për shkak te gjendjes depresive të për shkak të divorcit me bashkëshorten, papunësisë dhe problemeve ekonomike. pas krimit, policia tha se ka nxjerrë urdhër mbrojtje për djalin e autorit të ngjarjes. ndërkohë sipas të dhënave zyrtare, në rang vendi, Policia ka trajtuar 16 raste dhune në familje, përgjatë 24 orëve të fundit.

Në Tiranë u mor në mbrojtje një 57-vjeçare që keqtrajtohej nga vëllai, ndërsa në rrugën “Vangjel Noti”, policia arrestoi një 39-vjeçar me inicialet K.P, i cili kishte dhunuar fizikisht nënën dhe motrën e tij. Në Durrës u shënuan 2 raste dhune në familje dhe një 54-vjeçare mori urdhër-mbrojtje, pasi keqtrajtohej nga djali i saj.

Në Shijak, janë marrë në mbrojtje 2 burra për shkak të dhunës psikologjike nga vëllai dhe krushku. Në Korçë ;policia tha se u plotësua kërkesë-padia për një 60-vjeçare, pasi nusja e djalit, ka ushtruar dhunë psikologjike. në këtë qark u mor në mbrojtje një 55-vjeçar, pasi vajza e tij ushtronte dhunë psikologjike.

Në Pogradec u plotësua kërkesë-padia për një 45-vjeçare që dhunohej nga bashkëshorti, ndërsa në Fier u mor në mbrojtje një 57-vjeçar, pasi djali i tij ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Në rastin tjetër u referuan materialet në Prokurorinë për një 31-vjeçar që dhunoi nënën. Policia e Vlorës tha se ka marrë në mbrojtje një 72 vjeçar, pasi i vëllai i tij tetë vite më i madh ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike.

Ndërkohë në Kukës babë e bir, 58 e 34 vjeç, morën 2 urdhëra-mbrojtje, pasi paditën njëri-tjetrin për dhunë.

/Ora News.tv/