Kush është 32-vjeçari me dy emra i cili u vra në Tiranë

Kush është 32-vjeçari me dy emra i cili u vra në

Po kush është Emiljano Boçi, i cili sot (14 janar 2018) u vra me armë zjarri në Tiranë?!

32-vjeçari Emiljano Boçi, i cili njihet edhe me emrin Roland ka qenë i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në 26 korrik 2010.

Në një vendim të Gjykates së Apelit të siguruar nga Ora News, Boçi është shpallur fajtor për dy vepra penale, atë të Vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në gjendje të tronditjes se forte psikike dhe Prodhim e mbajtje pa leje te armeve luftarake. Për këto vepra ai është dënuar me 5 vite burg.

Ngjarja ku ka qenë i përfshirë Emiljano Boçi sqaruar në vendimin e Gjykatës së Apelit

Me date 26.07.2010 rreth ores 20.00 , shtetasit Artur Tresa dhe Astrit Malaj kane qene te ulur ne nje  lokal nate te quajtur “BUTERFLY LIVE” prane Sheshit “WILSON” ku dhe kane takuar dhe nje te njohurin e tij, shtetasin Roland (Emiljano) Boci me te cilin per nje arsye e cila nuk prezantohet nga palet , por konsiderohet thjesht si banale,ata kane debatuar gjate me ze te larte, jane fyer brenda dhe jashte lokalit por cdo gje ka perfunduar me kaq dhe palet kane shkuar secili ne tavolinat e tyre.

Rreth ores 02.00 , shtetasi Artur Tresa se bashku me grupin e tij kane dale nga lokali dhe te ndare ne dy mjete kane vazhduar rrugen per ne banesat e tyre ku ky i fundit ndersa ka qene me mjetin e shtetasit Astrit Malaj ka marre nje telefonate nga shtetasi Roland (Emiljano) Boci i cili i ka kerkuar te benin nje takim per te sqaruar ate cfare kishte ndodhur mes tyre pak ore me pare dhe per kete i ka caktuar dhe vendin i cili ishte diku prane rruges “Komuna e Parisit”. Kjo ftese nuk eshte refuzuar nga Arturi i cili eshte drejtuar ne vendin e takimit kur eshte telefonuar perseri nga Roland (Emiljano ) Boci i cili i ka ndryshuar vendin e takimit duke e lene ate ne qender te Selites prane Stacionit te Autobuzit.

Nderkohe qe shtetasi Artur Tresa ishte duke ardhur, shtetasi Roland (Emiljano )Boci kishte arritur me pare dhe gjate  minutave te pritjes ai ka debatuar gjate dhe ashper ne makine me shokun e tij Roland Hoxha,i cili i kerkonte me insistim qe ai te mos shkonte ne takim me arme , pasi ishte tejet i dehur dhe mund te behej shkaktar i ndonje ngjarje te rende dhe megjithe pakenaqesine e shokut te tij , ai ka arritur te marre armen shokut te tij dhe ndersa ky i fundit ka shkuar prane mesit te rruges ku po vinte dhe shtetasi Artur Tresa , vet Rolandi  eshte pozicionuar disa metra larg tyre.

Te dy te pandehurit te cilet ndodheshin tashme perballe njeri tjetrit dhe ne shpine te shoqeruesve te tyre, jane afruar prane pa shkembyer fillimisht fjale  dhe shtetasi Roland (Emiljano )Boci i cili  ka qene i ulur ne gjunje  me afrimin e shtetasit Artur eshte ngritur sakaq duke mbajtur njeren dore nga prapa gje e cila ka dyshuar menjehere kete te fundit qe me armen e drejtuar dhe te bere gati per qitje i ka kerkuar shtetasit Roland (Emiljano )Boci  te tregonte duart.

Nderkohe qe ky i fundit po hezitonte duke i shtuar dyshimet shtetasit Artur Tresa ky i fundit ka qelluar njehere te vetme drejt tij duke i shkaktuar demtime, gje e cila eshte pare nga shtetasi Roland Hoxha  qe ka qelluar ne ajer per te treguar pales tjeter se edhe ata ishin te armatosur e nderkohe qe i plagosuri po kthehej atje ku ndodhej shtetasi Artur Tresa eshte kthyer per tu larguar dhe nderkaq eshte perballur me shokun e tij Astrit Malaj i cili kishte dale nga mjeti pas krismave dhe padashje eshte vene ne rrezen e qitjes se shtetasit Roland (Emiljano ) Boci  i cili  kishte marre armen dhe po qellonte drejte te larguarit e nderkohe njeri prej plumbave e ka kapur Astrit Malajn duke i shkaktuar demtime .

Ky i fundit i cili ne ato momente te para nuk ka arritur te kuptoje se cfare ka ndodhur me te ka hypur ne mjet dhe eshte larguar ne krah te kundert nga drejtimi ku dhe ishte larguar tashme shtetasi Artur Tresa , nderkohe qe shtetasi Roland (Emiljano)Boci tashme i renduar nga plaga e marre ka hypur ne mjetin e shokut te tij ne vendin e pare dhe me pas me shpjetesi jane drejtuar drejte Spitalit Ushtrak e ne manovrim e siper kane vene re mjetin e shtetasit Astrit Malaj qe po largohej ne krah te kundert me levizjen e tyre , gje e cila ka detyruar shtetasin Roland (Emiljano) Boci qe nga xhami i pasagjerit te qelloj dhe dy here te tjera ne drejtim te mjetit por pa shkaktuar me demtime.

Menjehere pas kesaj ngjarrje rreth ores 04.30 patrulla e policise e Komisariatit te Policise nr.6 Tirane ka bere te mundur kapjen e personit te dyshuar te shtetasit Artur Tresa , te cilit ne momentin e kapjes i eshte gjetur me vete nje arme zjarri pistolete me nr. C 36241. Nga punonjesit e policise eshte bere shoqerimi i tij ne Drejtorine e Policise Tirane. Po keshtu nga sherbimet e policise ne Spitalin Ushtarak Tirane eshte bere shoqerimi i shtetasit Roland Hoxha pasi ky person me mjetin e tij BMË me targa TR8082 R ka bere shoqerimin per ne spital te shtetasit te plagosur Emiliano Boci.


Vendimi i Gjykatës së Apelit për Emiljano Boçin


EMISIONET