Detaje nga vrasja e ish-policit/ Në 2010 iu vra vëllai ish-mundës i Dinamos

Detaje nga vrasja e ish-policit/ Në 2010 iu vra vëllai ish-mundës

Arben Bilali është i dyti në radhët e familjes Bilali që vritet me armë zjarri, ndërsa pista kryesore dyshohet të jetë hakmarrja.

Ndaj tij u organizua një atentat edhe në maj të vitit 2010, ku mbeti i plagosur me disa plumba, por që arriti të mbijetonte.

Po në atë vit, në muajin korrik mbeti i vrarë vëllai i tij, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos.

Ai u qëllua me katër plumba teksa hynte në një market të zonës, nga një person që kishte ndjekur lëvizjet e tij për të paktën 1 orë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ai u vra pak ditë pasi ishte kthyer nga Italia, pikërisht në të njëjtin vend ku mbeti i vrarë sot (30 janar), Arben Bilali, ish-polic i Forcave Speciale.

Jo zyrtarisht hetuesit thonë se ish-efektivi i policisë Arben Bilali ishte dyshuar për një vrasje vite më parë por për autorësinë e tij nuk ishin gjetur prova asnjëherë.

Lexoni ketu te gjitha lajmet mbi: Vrasjen e Arben Bilalit me 30 janar 2019


EMISIONET