Prokurori i Shtetit të Kosovës është duke kryer hetime intensive për vrasjen e politikanit nga veriut i Mitrovicës, Oliver Invanoviq.

Prokuroria e Shtetit përmes një përgjigje për lajmi.net ka thënë se është duke u punuar intensivisht për zbardhjen e kryerësve të kësaj vrasje.

“Ju njoftoj se lidhur me hetimin e vrasjes se Oliver Ivanoviqit është duke u punuar intensivisht në zbulimin e autorëve të kësaj vrasje, kurdo që do të kemi rezultatet më të reja publiku do të njoftohet me kohë”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Prokurirsë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.

Ndërsa mediat serbe kanë raportuar se në makinen që është gjetur e djegur dhe që dyshohet se është përdorur për vrasjen e Invanoviçit, kanë qenë dy persona.

Ivanoviç u vra para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës, me 6 plumba, që sipas autoriteteve, arma ishte me përmbysës të zhurmës.

/Ora News.tv/